Sport

VIDEO/ Juljan Shehu me gol dhe shqiponjën dykrenare “pushton” Poloninë…

Juljan Shehu është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Vidzev Lodz humbi në shtëpi përballë Korona Kielce. Sfida për javën e 16-të të ligës polake, përfundoi 1-3.

23 Nëntor 2025, 23:05 Nga DOSJA

VIDEO/ Juljan Shehu me gol dhe shqiponjën dykrenare “pushton”

POLONI - Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu ai që shënoi golin e vetëm për të tijët.

Në minutën e 49-të të sfidës, Shehu gjeti rrugën e rrjetës pas një aksioni mjaft të bukur nga ekipi i tij, por edhe me pak fat. Ky gol pati vlera vetëm në aspektin personal, pasi skuadra e tij u mposht.


Gjithsesi, ish-mesfushori i Kastriotit dhe Laçit shkon në kuotën e katër golave sezonal në kampionatin polak.

Kujtojmë se mesfushori u la jashtë Kombëtares nga Sylvinho në ndeshjen përballë Anglisë, për shkak të kartonëve të verdhe dhe të mos rrezikonte duelet e “play-off”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll