Sport

Partizani-Vllaznia barazojnë mes spektaklit, edhe ‘derbi” i mbijetesës u mbyll pa fitues…

1-1 mbyllet edhe ndeshja në Vlorë midis Flamurtarit dhe Tiranës, nuk ka ndryshime në tabelën e renditjes

23 Nëntor 2025, 19:21 Nga DOSJA

Partizani-Vllaznia barazojnë mes spektaklit, edhe ‘derbi” i

TIRANE - Java e 12-të e Kategorisë Superiore është mbyllur me dy ndeshje shumë të luftuara, por pa fitues.

Partizani dhe Vllaznia u ndanë në barazim 1-1 mes tyre, në një sfidë spektakolare në stadiumin “Arena e Demave”. Të kuqtë e nisën më kërkues ndeshjen dhe iu afruan avantazhit në minutën e 20-të, kur sulmuesi Isgandrali goditi shtyllën.

Dominimi i kryeqytetasve vazhdoi, por për të parë golin duhej pritur minuta e 45-të. Sulmuesi Toma fitoi një duel me Gjinin në hyrje të zonës dhe i vetëm me portierin Pohls nuk gaboi, duke zhbllokuar takimin.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Partizanit, ndërsa e dyta nisi me Vllazninë më kërkuese. Dominimi shkodran u shpërblye në minutën e 59-të, kur Esat Mala, me një gjuajtje të befasishme barazoi shifrat në 1-1.

Ismaili iu afrua golit të avantazhit për Partizanin në minutën e 66-të, por gjuajtja me kokë u devijua në këndore nga Pohls. Portieri gjerman ishte vendimtar edhe dy minuta më vonë, duke ndali Mehmetin, i cili po i drejtohej portës i vetëm.

Isgandarli shpërdoroi një aksion të bukur nga e mjata, ndërsa Toma humbi ekuilibrin në hyrje të zonës para se të gjuante.

Në fund, dy ekipet u detyruan të kënaqen me nga një pikë, pas një ndeshjeje shumë të luftuar. Me këtë barazim, Vllaznia mbetet në krye me 24 pikë, po aq sa Elbasani, ndërsa Partizani renditet i shtati me 13 pikë.

Në barazim 1-1 u mbyll edhe dueli tjetër mes Tiranës dhe Flamurtarit në Vlorë. Ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli për vlonjatët, ndërsa e dyta për kryeqytetasit.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e Maksuti në minutën e 37-të, pas një aksioni individual në të djathtë të sulmit.

Në pjesën e dytë, Tirana vuajti disa raste, por ia doli të shënojë golin e barazimit 1-1 me Eliton Junior në minutën e 75-të. Me këtë barazim, Flamurtari mban vendin e nëntë me nëntë pikë, ndërsa Tirana renditet e fundit me shtatë pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll