Sport

Pep Guardiola përballet me një kameraman, pas humbjes së Manchester Cityt...

Trajneri katalanas u grind me lojtarët e Newcastle në fund të ndeshjes

23 Nëntor 2025, 10:30 Nga DOSJA
Pep Guardiola përballet me një kameraman, pas humbjes së
Pep Guardiola ia shfryn inatin një kameramani në Newcastle

ANGLI - Pep Guardiola ishte dukshëm i zemëruar me një kameraman gjatë humbjes kundër Newcastle, pasi kameramani filmoi debatin e tij me Bruno Guimaraes dhe Joelinton. 

Në imazhet që janë bërë virale në rrjetet sociale, trajneri katalanas i heq kufjet kameramanit, ndërsa po bën punën e tij, për ta qortuar për diçka në vesh.

Ky incident ndodhi menjëherë pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes, në të cilën City humbi 2-1 kundër Newcastle, duke i lënë katër pikë prapa liderëve të ligës, Arsenalit . Nëse “Topçinjtë” e mposhtin Tottenhamin të dielën, ata do ta rrisin epërsinë e tyre në shtatë pikë.

Pati disa vendime të diskutueshme në ndeshje që Guardiolës nuk dukej se i pëlqyen, siç ishte një faull i mundshëm ndaj Gianluigi Donnarumma në 2-1, që as gjyqtari dhe as VAR-i nuk e akorduan.

"Gianluigi e pa lojën, unë jo. U besoj lojtarëve të mi, por nuk e pashë. Kështu është, jemi mësuar me këto", tha Guardiola për Sky Sports.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll