Aktualitet

“Të jetë me dyer të mbyllura”/ Plarent Dervishaj 'përplaset' me togat e zeza: Bëjeni ju gjyqin! Nuk do të marr më pjesë në seancë

Sipas avokatëve janë shtrembëruar thëniet e dëshmitarëve nga media, ndërsa gjykata ka rrëzuar kërkesën.

21 Nëntor 2025, 10:43 Nga E. D
“Të jetë me dyer të mbyllura”/ Plarent Dervishaj
Plarent Dervishaj

TIRANË- Plarent Dervishaj është përplasur me togat e zeza sot gjatë seancës pwr antentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, pasi ka kërkuar përmes avokatëve gjyq me dyer të mbyllura. Sipas avokatëve janë shtrembëruar thëniet e dëshmitarëve nga media, ndërsa gjykata ka rrëzuar kërkesën. Siç raportohet, Dervishajt iu hoqi të drejtën avokatëve për mbrojtje dhe u largua nga salla e gjyqit.

Debatet:

Plaurent Dervishaj: Nuk keni forcës të përballeni me të drejtët e mia, duke parë që gazetaret dezinformojnë deklarimet e dëshmitarëve. Nuk e kam për të gjithë, por për emra të veçantë. Atë çfarë kërkojmë ne këtu? Unë heq dorë nga avokatët Ilia Ilia dhe Gerta Gorjani. Bëjeni gjyqin vetë, prokurorin ja ku e jeni. Nuk paraqitem më në gjyq.

Prokurori Adnan Xholi: E drejta e pandehurit të marrë ose jo pjesë në gjykim. Pavarësisht kërkesës së të pandehurit, nuk do duhej që avokatët të largoheshin nga salla, megjithatë do merren masa nga gjykata. Kërkoj të zëvendëson me avokatë kryesisht, në rast të kundërt të shtyhet seanca duke pezulluar dhe afatet e paraburgimit për të dy dhe të njoftohet Dhoma Kombëtare e Avokatisë për braktisjes e seancës nga avokatët.

Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

plarent dervishaj arjan ndoja

Sondazh

Poll