Ukraina sulmon rafineritë kryesore në Rusi, të cilat prodhojnë 17 milionë ton naftë në vit
Foto ilustruse UKRAINË- Ushtria ukrainase njoftoi sot se ka goditur rafineritë ruse të naftës Ryazan dhe Ilsky...
Kjo për të krijuar profile të personalizuara reklamimi dhe për të fituar fitime të mëdha në kurriz të mediave spanjolle, që respektonin ligjet e privatësisë.
SPANJË- Një gjykatë spanjolle ka urdhëruar Meta-n, të paguajë më shumë se 540 milionë euro për mediat lokale. Kjo pasi gjykata e shpalli gjigantin amerikan fajtor për konkurrencë të padrejtë dhe shkelje të rregulloreve të mbrojtjes së të dhënave. Padia kundër gjigantit të teknologjisë përfshinte përdorimin e të dhënave të përdoruesve midis viteve 2018 dhe 2023, pa pëlqimin e tyre. Kjo për të krijuar profile të personalizuara reklamimi dhe për të fituar fitime të mëdha në kurriz të mediave spanjolle, që respektonin ligjet e privatësisë.
Mediat e huaja shkruajnë se padia u ngrit nga disa media, përfshirë anëtarë të Shoqatës së Medias (AMI), të cilat e përshëndetën vendimin si një fitore vendimtare për gazetarinë, konkurrencën dhe demokracinë. Gjykata Tregtare e Madridit urdhëroi Metën të paguajë 479 milionë euro për 87 botues spanjollë të mediave dixhitale dhe agjenci lajmesh që janë anëtare të AMI-t për marrjen e një avantazhi të konsiderueshëm konkurrues përmes reklamave në platformat e mediave sociale Facebook dhe Instagram në shkelje të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave.
Vendimi përfshin gjithashtu më shumë se 60 milionë euro në interesa statutore të papaguara, si dhe kompensim për agjencinë Europa Press e cila nuk është anëtare e AMI-t. Meta nga ana e saj, njoftoi se do të apelonte vendimin, të cilin e konsideroi të pabazuar dhe i cili injoron qëllimisht mënyrën se si funksionon industria e reklamave online./Dosja.al
Foto ilustruse UKRAINË- Ushtria ukrainase njoftoi sot se ka goditur rafineritë ruse të naftës Ryazan dhe Ilsky...
Besim Kelmendi KOSOVË- Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka shkarkuar të enjten Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të de...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka shtrirë më tej hetimet te Unaza e Madhe e Tiranës ku sipas dyshimeve ka gjetur shkelje në...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të takohet të enjten në Kiev me zyrtarë të lart&e...
Donald Trump dhe Zohran Mamdani SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të takohet me kryetarin e zgjedhur të bashkisë...
GJERMANI- Sipas raportimeve të disa mediave, udhëheqja amerikane nën Presidentin Donald Trump ka hartuar fshehurazi një plan t&e...
Foto Ilustruese GJERMANI- Një debat është ndezur brenda CDU-së rreth politikës gjermane ndaj Rusisë. Ai u ini...
Kancelari Merz GJERMANI- Qeveria federale, një koalicion konservatorësh (CDU/CSU) dhe socialdemokratësh (SPD) që janë në push...
SERBI- Ish-pjesëtarë të formacioneve paraushtarake, anëtarë të grupeve ultradjathtiste, njerëz me dosje kriminale, madje ed...
Trump-Zelensky UKRAINA- Pas 21 pikave për Rripin e Gazës, Shtetet e Bashkuara janë rikthyer, këtë herë me 28 pika pë...