Bota

Tenderi i Unazës së Madhe/ Si përfituan 20 mln euro Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction?

Tenderi për lotin 4 të Unazës me vlerë rreth 20 mln euro është fituar nga bashkimi i kompanive Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction.

20 Nëntor 2025, 12:54 Nga I.A

Tenderi i Unazës së Madhe/ Si përfituan 20 mln euro Euroteorema,

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka shtrirë më tej hetimet te Unaza e Madhe e Tiranës ku sipas dyshimeve ka gjetur shkelje në lotin e 4. Tenderi për lotin 4 të Unazës me vlerë rreth 20 mln euro është fituar nga bashkimi i kompanive Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction.

Tenderi i Unazës së Madhe/ Si përfituan 20 mln euro Euroteorema,

Hetimet e SPAK kanë gjetur të dhëna se edhe ky tender është i paracaktuar. Kriteret për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe dyshohet të jenë vendosur specifikisht për të favorizuar kompanitë e ndërtimit Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction.

Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme. 

Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al

tenderi i unazës së madhe euroteorema nova construction pevlaku

Sondazh

Poll