Aktualitet

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen dy automjete, shkak shpejtësia dhe lagështia e rrugës

Ende nuk raportohet për gjendjen shëndetësore të drejtuesve të automjeteve apo pasagjerëve.

20 Nëntor 2025, 12:34 Nga E.d
Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë/
Foto ilustruse

GJIROKASTËR- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Gjirokastër–Tepelenë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar jashtë rrugës.

Aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e shpejtësisë, me të cilën udhëtonin drejtuesit e automjeteve dhe lagështirës së rrugës.

Ende nuk raportohet për gjendjen shëndetësore të drejtuesve të automjeteve apo pasagjerëve. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po punon për zbardhen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të akdidenti./Dosja.al

gjirokastër–tepelenë. automjete aksident

Sondazh

Poll