Aktualitet

EMRI/ Shiste rroba kontrabandë nga Greqia, arrestohet 49-vjeçarja në Tiranë

E arrestuara është Estela Kapo, 49-vjeç, banuese në Tiranë.

20 Nëntor 2025, 11:15 Nga E.d
EMRI/ Shiste rroba kontrabandë nga Greqia,
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme administratoren e një dyaqni rrobash në rrugën “Demneri” në Yzberisht. E arrestuara është Estela Kapo, 49-vjeç, banuese në Tiranë. Kapo u arrestua nga forcat blu, pasi shiste rroba të të kontrabanduara nga Greqia.

Sipas policisë, veshjet që ajo shiste nuk dispononin dokumentacion doganor apo fatura blerjeje. Dyshohet ase këto rroba janë ë vjedhur në Greqi dhe më pas janë kontrabanduar drejt Shqipërisë. Policia ka shoqëruar të arrestuarën drejt ambienteve të komisariat, ndërsapo po heton më shumë mbi rastin.


Njoftimi i policisë

Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSh, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një rast të kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Outlet”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasja: E. K., 49 vjeçe, banuese në Tiranë. 

Gjatë kontrollit në subjektin tregtar që administronte kjo shtetase, në rrugën “Demneri”, Yzberisht, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme, për të cilat ajo nuk dispononte dokumentacion doganor apo fatura blerjeje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

yzberisht estela kapo policia

Sondazh

Poll