Aktualitet

Emri/ Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali 43-vjeçari me 2 emra

I ndaluari, Elvis Ziu alias Renato Ziu, banues në Fier, ishte i kërkuar nga Gjykata e Caltanissetta-s në Itali, e cila më 1 shtator 2025 kishte lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për disa akuza.

20 Nëntor 2025, 09:01 Nga I.A
Emri/ Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte lëndë
Arrestimi

FIER- Një 43-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fier. Mësohet se operacioni për arrestimin u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe u finalizua nën emrin “Operacionalja 74”.

I ndaluari, Elvis Ziu alias Renato Ziu, banues në Fier, ishte i kërkuar nga Gjykata e Caltanissetta-s në Itali, e cila më 1 shtator 2025 kishte lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për disa akuza. Pas lokalizimit dhe kapjes së tij, 43-vjeçari u vu në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë.


Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 74”. Kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 43-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 74”, gjatë të cilit u kap në Fier dhe u vu në pranga shtetasi: E. Z. alias R. Z., 43 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./Dosja.al

renato ziu elvis ziu

Sondazh

Poll