Aktualitet

FOTOT/ Rritet niveli i ujit në Tale, çahet argjinatura e kanalit kryesor në kënetën e Myltes

Niveli i ujit në zonën e kënetës së fshatit Myltes në Tale është rritur ndjeshëm gjatë orëve të natës, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë, oborre banesash dhe sipërfaqe bujqësore.

20 Nëntor 2025, 08:44 Nga DOSJA
FOTOT/ Rritet niveli i ujit në Tale, çahet argjinatura e kanalit
Pamjet

LEZHË- Moti i keq ka prekur Lezhën në mënyrë dramatike. Niveli i ujit në zonën e kënetës së fshatit Myltes në Tale është rritur ndjeshëm gjatë orëve të natës, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë, oborre banesash dhe sipërfaqe bujqësore.

Sipas banorëve, situata është përkeqësuar pasi argjinatura e kanalit kryesor është çarë, duke lejuar depërtimin e menjëhershëm të prurjeve të mëdha të ujit nga kënetat përreth. Banorët raportojnë se uji po shtohet me shpejtësi dhe po përparon drejt zonave të banuara, çka ka rritur ndjeshëm shqetësimin për përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

moti i keq

Sondazh

Poll