19 Nëntor 2025, 19:20
Nga E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Raketat ruse goditën dy ndërtesa banimi në qytetin perëndimor ukrainas të Ternopilit, duke vrarë të paktën 25 persona, përfshirë tre fëmijë, teksa Rusia kreu sulme me dronë dhe raketa gjatë natës që lanë të plagosur dhjetëra persona në mbarë Ukrainën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i quajti valën e sulmeve “një sulm ndaj jetës së përditshme”.
Mediat ukrainase raportuan se shpërthime u dëgjuan në orët e para të 19 nëntorit në rajonet e Ternopilit, Kmelnitskijt, Ivano-Frankivskit, Rivnes, Lvivit dhe Dnipropetrovskut, teksa sulmet shënjestruan lindjen dhe perëndimin e Ukrainës.
Shërbimet e Emergjencës së Ukrainës njoftuan se dy ndërtesa të larta banimi u goditën në qytetin e Ternopilit, duke lënë të paktën 25 të vdekur, tre prej të cilëve fëmijë. Më shumë se 92 persona u plagosën nga sulmi, përfshirë 18 fëmijë. Një zyrtar ushtarak tha se njëra nga ndërtesat mund të jetë goditur nga një raketë lundruese e lëshuar nga ajri.
“Çdo sulm kundër jetës së përditshme dëshmon se presioni ndaj Rusisë ende është i pamjaftueshëm. Sanksionet efektive dhe ndihma për Ukrainën mund ta ndryshojnë këtë. Prioriteti kryesor është mbrojtja ajrore, raketat mbrojtëse, sisteme shtesë, kapacitete të zgjeruara për aviacionin tonë luftarak dhe prodhimi i dronëve për të mbrojtur jetë. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj dhe ne duhet të jemi të përqendruar në gjithçka që na forcon dhe na mundëson të rrëzojmë raketat ruse, të neutralizojmë dronët rusë dhe të ndalim sulmet”, tha Zelensky në një postim në X.
Kryetari i qytetit të Lvivit në Ukrainën perëndimore, Andriy Sadovy, u bëri thirrje banorëve të strehohen duke paralajmëruar përmes një postimi në Telegram se “armiku po sulmon Ukrainën perëndimore me dronë. Mos e injoroni alarmet për sulme!”.
Ministria e Energjisë së Ukrainës tha se sulmet shkaktuan ndërprerje të menjëhershme të energjisë elektrike në disa rajone, duke shtuar se ekipet e mirëmbajtjes po punojnë për të rikthyer furnizimin aty ku munden.
Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës teksa po afrohen muajt e dimrit, duke shkaktuar frikë për mungesa të energjisë elektrike teksa pritet që temperaturat të bien. Moska ka goditur rregullisht zona civile në Ukrainë, megjithëse ajo mohon se shënjestron caqe të tilla./REL
lufta ukraine-rusi
Bota
19 Nëntor 2025, 19:16
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Pothuajse një në tre gra, ose rreth 840 milionë në mbarë botën, kanë përjetuar dhunë...
Bota
19 Nëntor 2025, 18:59
M.L
Trump-Zelensky
SHBA- Sipas Reuters, Shtetet e Bashkuara i kanë përcjellë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky propozimin e tyre për ...
Bota
19 Nëntor 2025, 18:58
M.L
Mohammed bin Salman
SHBA- Arabia Saudite do të nënshkruajë marrëveshje me vlerë 30 miliardë dollarë me Sh...
Bota
19 Nëntor 2025, 16:47
M.L
Foto ilustruese
POLONI- Polonia po përgatitet të vendosë 10,000 ushtarë për të mbrojtur infrastrukturën k...
Bota
19 Nëntor 2025, 15:36
E. D
foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Gjyqi për një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e kohëve të fun...
Bota
19 Nëntor 2025, 15:13
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Parlamenti i Ukrainës votoi për të shkarkuar ministrat e energjisë dhe të drejtësisë, pas...
Bota
19 Nëntor 2025, 14:36
E.d
RUMANIA- Rumania ka ngritur në ajër avionë luftarakë, pasi një mjet ajror pa pilot shkeli hapësirën e saj ajrore kombë...
Bota
19 Nëntor 2025, 14:16
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Forcat e armatosura po kërkojnë rreth 25 vajza të shkollës së mesme, të cilat u rrëmbyen ...
Bota
19 Nëntor 2025, 14:04
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Departamenti i shtetit i Shteteve të Bashkuara ka marrë vendimin për të miratuar një shitje të...
Bota
19 Nëntor 2025, 08:16
E.d
Foto ilustruse
UKRAINA- 32 persona u plagosën në një sulm me dron rus në qytetin verilindor të Kharkiv, tha guverna...