Bota

Tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani/ Kancelari Merz bën thirrje për masa të shtuara sigurie për shkak të frikës nga sulmet terroriste

Ai theksoi se duhet të vendosen standarde të përbashkëta për organizimin e tregjeve në të gjitha qytetet e Gjermanisë.

18 Nëntor 2025, 19:19 Nga E.d
Tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani/ Kancelari Merz bën thirrje
Foto ilustruse

GJERMANI- Kancelari Friedrich Merz ka shprehu shqetësimin e tij në lidhje me çështjet e sigurisë në tregjet e Krishtlindjeve, të cilat do të zhvillohen në fundvit. Ai theksoi se duhet të vendosen standarde të përbashkëta për organizimin e tregjeve në të gjitha qytetet e Gjermanisë.

"Jam thellësisht i shqetësuar që nuk mund të organizojmë më tregje të Krishtlindjeve, madje as në qytete më të vogla, pa një plan gjithëpërfshirës sigurie", tha kancelari.

Mediat e huaja shkruajnë se më 20 dhjetor 2024, sauditi Taleb al-Abdulmohen përplasi makinën e tij drejtpërdrejt në turmën në tregun e Krishtlindjeve, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur më shumë se 300.

“Po e ndjek këtë diskutim nga afër. Shpresoj sinqerisht që do të gjendet një zgjidhje për Magdeburgun. Ky është një problem me të cilin përballen të gjitha qytetet në Gjermani. Qeveria federale nuk mund të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë. Kjo është përgjegjësi e forcave policore të shtetit”, sqaroi Merz dhe theksoi se standardet uniforme të sigurisë për tregjet e Krishtlindjeve duhet të zbatohen në të gjithë Gjermaninë.

“Sigurisht, ne mbështesim çdo formë koordinimi dhe harmonizimi të koncepteve të sigurisë, sepse kemi këtë problem të mbrojtjes së tregjeve të Krishtlindjeve, në të gjitha shtetet”, sqaroi kancelari.

Nga ana e tjetër, Kryeministri i Saksonisë-Anhalt Rainer Haselow deklaroi se çështjet e sigurisë janë zgjidhur dhe tregu në Magdeburg do të funksionojë normalisht këtë vit.

"Tregjet e Krishtlindjeve janë pjesë e kulturës sonë dhe duhet të mbeten një pjesë integrale e jetës sonë kulturore", tha Haseloë./Dosja.al

gjermani friedrich merz  masa sigurie

Sondazh

Poll