Bota

"Ai nuk ishte i mirë me SHBA", Trump nuk e përjashton dërgimin e trupave amerikane në Venezuelë: Do të flas me Maduron

Uashingtoni akuzon presidentin venezuelian dhe qeverinë e tij për drejtimin e karteleve të drogës të destinuara për tregun amerikan dhe, në fillim të këtij viti, dyfishoi në 50 milionë dollarë shpërblimin që ofron për informacionin që çon në arrestimin e Maduros.

17 Nëntor 2025, 22:50 Nga M.L
"Ai nuk ishte i mirë me SHBA", Trump nuk e përjashton
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se do të flasë me homologun e tij venezuelian, Nicolas Maduro, "në një moment të caktuar", në një kohë kur vendosja e një force të fortë ushtarake amerikane në brigjet e Venezuelës ka përshkallëzuar krizën midis Uashingtonit dhe Karakasit.

"Në një moment, do të flas me të", u tha Presidenti Trump gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se Maduro "nuk ka qenë i mirë me Shtetet e Bashkuara".

I pyetur nëse do ta përjashtonte dërgimin e trupave amerikane në Venezuelë, Trump u përgjigj: Jo, nuk po e përjashtoj këtë, nuk po përjashtoj asgjë.

“Duhet ta adresojmë çështjen e Venezuelës”, tha Trump, duke akuzuar udhëheqjen e vendit për largimin e “mijëra kriminelëve që ishin të burgosur në burgje” në Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni akuzon presidentin venezuelian dhe qeverinë e tij për drejtimin e karteleve të drogës të destinuara për tregun amerikan dhe, në fillim të këtij viti, dyfishoi në 50 milionë dollarë shpërblimin që ofron për informacionin që çon në arrestimin e Maduros.

Karakasi i mohon kategorikisht akuzat e Uashingtonit dhe e akuzon atë për përdorimin e masave të ashpra kundër trafikimit të drogës si pretekst “për të imponuar ndryshimin e regjimit” në Venezuelë dhe për të konfiskuar rezervat e mëdha të naftës në vend./Dosja.al

donald trump

Sondazh

Poll