Bota

I dërgoj foto intime një 12-vjeçari në përpjekje për ta joshur seksualisht, arrestohet 26-vjeçarja në SHBA

Mediat e huaja shkruajnë se prindërit e djalit mësuan për mesazhet dhe fotot e dërguara dhe menjëherë telefonuan policinë.

17 Nëntor 2025, 16:32 Nga E.d
I dërgoj foto intime një 12-vjeçari në
Susana Mendoza

SHBA- Një emigrante 26-vjeçare, e cila jetonte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara është arrestuar, pasi i ka dërguar disa foto nudo një djali 12-vjeçar në përpjekje për ta joshur atë. Susana Mendoza, 26 vjeç, i ka dërguar mesazhe intime të miturit, në  përpjekje për ta joshur seksualisht atë. Mediat e huaja shkruajnë se prindërit e djalit mësuan për mesazhet dhe fotot e dërguara dhe menjëherë telefonuan policinë.

"Oficerët duhej të punonin jashtëzakonisht shpejt sepse besohet se i dyshuari është një emigrant i paligjshëm dhe ka kërcënuar të largohet nga vendi", tha shefi i qarkut Jasper, Chuck Howard. Mendoza u arrestua të enjten dhe aktualisht është në burg. Policia pritet të kontaktojë autoritetet për të raportuar praninë e saj të paligjshme në vend dhe për të filluar procedurat e deportimit./Dosja.al

shba foto intime 12-vjeçari

Sondazh

Poll