17 Nëntor 2025, 08:53
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Shihet si një kthesë e Presidentit amerikan, Donald Trump: Tani ai është shprehur në favor të publikimit të dosjeve të Epstein. Ai deklaroi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe u rekomandoi kolegëve të tij republikanë të votojnë për publikimin e tyre.
Është koha të çlirohemi nga ky mashtrim i Demokratëve", tha ai në Platformën Truth Social. Deri më tani, Trump e kishte kundërshtuar me forcë publikimin e dosjeve të hetimit në këtë rast. Demokratët në opozitë, por edhe disa nga republikanët e Trumpit, e kanë kërkuar këtë për muaj të tërë.
Spekulime pas vdekjes së Epstein
Multimilioneri amerikan me influencë, Jeffrey Epstein, abuzonte me vajza të mitura dhe të reja për vite me radhë dhe i trafikonte ato tek persona të famshëm. Pas arrestimit dhe dënimit të tij, financieri i Nju Jorkut vdiq në qelinë e tij të burgut në vitin 2019 në moshën 66 vjeç. Raporti i autopsisë renditi vetëvrasjen si shkak të vdekjes.
Vdekja e papritur e Epstein dhe lidhjet e tij të gjera me qarqe të larta amerikane sollën spekulime rreth përfshirjes së mundshme të qarqeve me ndikim. Përpara arrestimit të tij, persona të famshëm dhe miliarderë ishin vizitorë të shpeshtë në shtëpinë e tij - madje edhe Trump kalonte kohë me Epstein, siç demonstrojnë disa video festash. Ekzistojnë dosje të shumta për rastin Epstein, nga të cilat deri më tani janë bërë publike vetëm fragmente.
Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kishte premtuar të zbulonte plotësisht dosjet Epstein. Për shkak se ky premtim nuk është përmbushur që kur ai mori detyrën në janar, presidenti u vendos nën presion në rritje. Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve voton për hapjen e dokumenteve, do të duhet ta miratojë atë edhe dhoma tjetër e Kongresit Amerikan - Senati. Pastaj Presidenti Amerikan duhet ta nënshkruajë publikimin. Nëse do të ndodhë kjo është e paqartë./DW
donald trump
Bota
17 Nëntor 2025, 08:31
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Rusia i ka vazhduar bombardimet vdekjeprurëse mbi qytetet ukrainase, duke i vrarë të paktën tre njer&eum...
Bota
16 Nëntor 2025, 22:57
I.A
GJERMANI- Testimi i raketës bërthamore ruse Burevestnik shihet nga NATO si një kërcënim serioz, për shkak të rrezes së...
Bota
16 Nëntor 2025, 22:43
I.A
UKRAINË- Naftogaz i Ukrainës dhe kompania shtetërore greke DEPA Commercial kanë nënshkruar një Letër Qëllimi për ...
Bota
16 Nëntor 2025, 22:02
I.A
Abbas Araghchi
IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit tha të dielën se Teherani nuk po pasuron më uranium në asnjë objekt në ...
Bota
16 Nëntor 2025, 21:46
I.A
Viktor Orban
HUNGARI- Viktor Orbán akuzon Brukselin për zgjatjen e qëllimshme të luftës në Ukrainë ...
Bota
16 Nëntor 2025, 20:59
I.A
SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe anëtarët e qeverisë së tij theksuan kundërshtimin e tyre ndaj një shteti pale...
Bota
16 Nëntor 2025, 20:42
GAZA- Thellë nën rrënojat e Rafah, në jug të Gazës, lufta nuk ka mbaruar ende.
Javë pas vendosjes së një arm&eum...
Bota
16 Nëntor 2025, 18:36
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Serbia ka pesë ditë kohë për të vendosur se çfarë të bë...
Bota
16 Nëntor 2025, 18:18
I.A
ANGLI- Britania e Madhe tha se do ta bëjë statusin e refugjatit të përkohshëm dhe pritja për vendosje të përhershme do...
Bota
16 Nëntor 2025, 16:37
I.A
Foto Ilustruese
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, së fundmi ka lënë të kuptohet se Bashkimi Evropian po punon p&e...