Sport

30 ekipet që janë kualifikuar për në fazën finale të Kupës së Botës 2026...

Shorti për fazat e grupeve të finales së Kupës së Botës do të zhvillohet të premten, më 5 dhjetor 2025, në Qendrën Kennedy në Uashington, D.C.

15 Nëntor 2025, 03:17 Nga DOSJA
30 ekipet që janë kualifikuar për në fazën finale

ANGLI - Kroacia u bë skuadra e 30-të kombëtare që siguroi kualifikimin për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në verën e vitit 2026 në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë. Deri më tani, për Kupën e Botës 2026 janë kualifikuar këto skuadra:

Si organizatore: Kanadaja, Meksika, SHBA-ja.

UEFA: Anglia, Franca, Kroacia

AFC (Azia): Australia, Irani, Uzbekistani, Jordania, Koreja e Jugut, Japonia, Katari, Arabia Saudite.

CAF (Afrika): Gana, Maroko, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Kepi i Gjelbër, Senegali, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë.

CONMEBOL (Amerika e Jugut): Argjentinë, Brazil, Kolumbi, Ekuadori, Paraguai, Uruguai.

OFC (Oqeania): Zelanda e Re

Vendet kualifikuese:

AFC: tetë vende direkte + një vend në turneun Play-Off

CAF: nëntë vende direkte + një vend në turneun Play-Off

CONCACAF: gjashtë vende direkte (3 + 3 për bashkëorganizatorët) + dy vende në turneun Play-Off

CONMEBOL: gjashtë vende direkte + një vend në turneun Play-Off

OFC: një vend direkt + një vend në turneun Play-Off

UEFA: 12 vende direkte + 4 vende Play-Off

Shorti

Shorti për grupet e fazës finale të Kupës së Botës do të zhvillohet të premten, më 5 dhjetor 2025, në Qendrën Kennedy në Uashington. Shorti do të fillojë në orën 12:00 sipas orës lokale (18:00 sipas orës locale shqiptare). Ekipet që përfaqësojnë vendet pritëse do të vendosen në grupet A1 (Meksika), B1 (Kanadaja) dhe D1 (SHBA), sipas orarit të ndeshjeve të publikuar vitin e kaluar.

Në total, 42 nga 48 ekipet që do të garojnë në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dihen deri në kohën e shortit, me gjashtë vendet e fundit që do të kualifikohen përmes ndeshjeve play-off në mars të vitit të ardhshëm.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll