Sport

Man.United përballet me një betejë ligjore për abuzim seksual të dyshuar në vitet 1980!

Rasti përfshin Billy Watts, i cili vdiq në vitin 2009 dhe madje u hetua nga vetë klubi.

14 Nëntor 2025, 18:00 Nga DOSJA

Man.United përballet me një betejë ligjore për abuzim

ANGLI - Manchester United po përballet me një betejë ligjore, pasi akuzohet se nuk ka mbrojtur një burrë që dyshohet se është abuzuar seksualisht nga Billy Watts, i cili punonte si menaxher i uniformave dhe kujdestar në Old Trafford në vitet 1980 dhe vdiq në vitin 2009.

Sipas 'The Times', Billy Wats ishte nën hetim në atë kohë për abuzim seksual me të mitur, dhe madje u dënua nga Manchester United në vitin 1989, kohë në të cilën ai u transferua nga qendra stërvitore.

I njëjti burim tregon se është e paqartë nëse ankesa është paraqitur nga një lojtar që kishte luajtur më parë për klubin, apo nga një profesionist nga një fushë tjetër: "Manchester United nuk e mbrojti viktimën e abuzimit të pësuar, ndërsa ishte nën përgjegjësinë e klubit", shkruan avokatët e viktimës, duke vënë në dukje se “Djajtë e Kuq”, deri më sot, "kanë refuzuar të bashkëpunojnë".

Artikulli zbulon detaje të mëtejshme të raportit, i cili thotë se Manchester United "u informua për procedurat në vitin 2016". Më tej thuhet se Billy Watts "bëri komente të papërshtatshme dhe me përmbajtje seksuale sugjestive dhe e tërhoqi me forcë një individ në zyrën e tij. Përveç kësaj, ai ndoqi një individ në saunë".

"Një tjetër akuzë deklaroi se Watts u përpoq të prekte në mënyrë të papërshtatshme një individ tjetër pranë dusheve. Lojtarët e ekipit thanë se ai ishte një person pervers. Ai gjithashtu dyshohet se u përpoq të prekte në mënyrë të papërshtatshme një djalë tjetër dhe, kur u përball, u përgjigj 'Po bëj shaka, mbylle gojën'", thuhet gjithashtu në të.

I kontaktuar nga 'The Times', Manchester United nuk pranoi të komentojë për këtë çështje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll