Sport

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e radhës në Andorra, pasdite udhëton drejt Tiranës...

Ditën e shtunë, ekipi kuqezi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në “Air Albania”, në orën 18:00, para ndeshjes ndaj Anglisë

14 Nëntor 2025, 12:43 Nga DOSJA

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e radhës në Andorra, pasdite

ANDORRA - Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot në Andorra stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Departamenti i Komunikimit bën me dije se stërvitja e sotme u nda në dy grupe, ku lojtarët titullarë bënë ushtrime në palestër dhe rikuperim, ndërsa lojtarët e stolit dhe të aktivizuarit në pjesën e dytë realizuan një seancë të plotë me stafin teknik në stadiumin ku u luajt ndeshja e mbrëmshme.

Ndërkohë, pasditen e sotme Kombëtarja do të udhëtojë drej Tiranës, ku pritet të mbërrijë në darkë.

Ditën e shtunë, ekipi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në “Air Albania”, në orën 18:00, ndërsa më herët, në orën 17:00, trajneri Sylvinho dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën për shtyp të ndeshjes ndaj Anglisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll