Sport

Joan Laporta dëshiron një statujë të Leo Messit në Camp Nou

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka njoftuar se planifikon të ngrejë një statujë për Lionel Messin në stadiumin “Camp Nou”.

14 Nëntor 2025, 11:30 Nga DOSJA

Joan Laporta dëshiron një statujë të Leo Messit në Camp

SPANJE - I pranishëm në lançimin e një libri për La Masia-n, presidenti i Barçës, Joan Laporta, njoftoi se klubi po punon në një projekt për një statujë në nder të sulmuesit argjentinas.

"Ai meriton të ketë statujën e tij në Camp Nou, si Cruyff, ose Kubala", pohoi ai. "Ai është një nga ata lojtarë legjendarë që la gjurmë tek të gjithë. Ne e kemi nisur këtë projekt dhe familja e tij do të thotë fjalën e saj.

Ai meriton një homazh të madh nga një klub që do ta mbajë gjithmonë derën hapur për të. Do të na pëlqente ta bënim këtë. Të gjithë tifozët do të ishin të emocionuar."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll