Bota

Torturuan me veprim çnjerëzore të burgosurit palestinezë, OKB thërret Izraelin për të dhënë shpjegim mbi akuzat

Këto kanë të bëjnë me  trajtim çnjerëzor dhe degradues të të paraburgosurve palestinezë, veçanërisht që nga 7 tetori 2023.

13 Nëntor 2025, 07:48 Nga E.d
Torturuan me veprim çnjerëzore të burgosurit palestinezë,
Foto ilustruse

IZRAEL- Izraeli është thirrur në Komitetin e Kombeve të Bashkuara kundër Torturës për një sërë akuzash për torturë. Këto kanë të bëjnë me  trajtim çnjerëzor dhe degradues të të paraburgosurve palestinezë, veçanërisht që nga 7 tetori 2023.

"Komiteti është thellësisht i tronditur nga përshkrimet e asaj që duket të jetë torturë dhe keqtrajtim sistematik dhe i përhapur i palestinezëve. Në të gjitha raportet e shumta që kemi marrë nga burime të ndryshme dhe të besueshme theksohet se tortura është bërë një mjet që përdoret qëllimisht dhe në përgjithësi nga arrestimi në marrje në pyetje dhe burgosje", tha Peter Wendel Kessing, raportues special, në fillim të shqyrtimit të Komitetit për Izraelin. 

Mediat e huaja shkruajnë se ndër torturat e përmendura në raportet e marra nga Komisioni janë rrahjet e rënda, duke përfshirë ato në organet gjenitale, goditjet elektrike, detyrimi i të paraburgosurve të qëndrojnë në pozicione të pakëndshme për periudha të zgjatura, kushtet qëllimisht çnjerëzore të paraburgimit, privimi nga ushqimi, tortura me ujë për të krijuar ndjesinë e mbytjes, si dhe sulmet seksuale dhe kërcënimet e përgjithësuara për përdhunim.

Raportet, kryesisht nga agjencitë e OKB-së, OJQ-të izraelite, palestineze dhe ndërkombëtare, theksojnë se tortura dhe keqtrajtimi i palestinezëve kanë përjetuar një përshkallëzim të madh pas shpërthimit të luftës në Rripin e Gazës, duke arritur nivele të papara, me pandëshkueshmëri të plotë. Në korrik 2024, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut publikoi një raport ku thuhej se shumë palestinezë ishin ndaluar fshehurazi që nga 7 tetori 2023 dhe se kishte pasur raste trajtimi që mund të konsideroheshin torturë. Akuza të ngjashme ishin bërë kundër Hamasit për trajtimin e pengjeve në Rripin e Gazës./Dosja.al

izrael gaza okb

Sondazh

Poll