Bota

Marine Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente nëse Gjykata e Apelit nuk më jep të drejtë

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, e cila kandido tre herë për presidente do të paraqitet përsëri në gjykatë më 13 janar pasi të ketë apeluar dënimin e saj.

12 Nëntor 2025, 19:22 Nga E. D
Marine Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente nëse Gjykata e
Marine Le Pen 

FRANCË- Marine Le Pen ka deklaruar se nuk do të kandidojë për presidente të Francës në vitin 2027 nëse apeli konfirmon vendimin e mëparshëm që e ndalon të ushtrojë funksione publike. Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, e cila kandido tre herë për presidente do të paraqitet përsëri në gjykatë më 13 janar pasi të ketë apeluar dënimin e saj.

Ajo është dënuar për përvetësim fondesh nga Parlamenti Europian, një akuzë që ajo e ka mohuar vazhdimisht. Gjykata vendosi një ndalim pesëvjeçar ndaj Le Pen nga kandidimi për poste publike, i cili mund të rrëzohet nga një gjykatë apeli.

Nëse Le Pen shpallet sërish fajtore dhe ndalohet të kandidojë për presidencë, ajo ka njoftuar se do t’i dorëzojë drejtimin 30-vjeçarit Jordan Bardella.

“Duke pasur parasysh se apeli ndoshta do të japë vendimin e tij në shtator [2026], nuk do të lejoj që çështja të zgjatet,” tha Le Pen për RTL. Zgjedhjet presidenciale priten në pranverë të vitit 2027.

Sipas Politicos, data e saktë e vendimit nuk do të jetë e qartë deri në përfundim të gjyqit, duke i dhënë Le Pen mundësi të manovrojë dhe të tërhiqet nga deklarata e saj. Ajo mund të apelojë edhe në instancën më të lartë nëse apeli nuk vendos në favor të saj, por duket se kjo nuk është një opsion që po e konsideron. 

“Nëse më ndalohet të kandidoj, por gjykata e lartë vendos në favor timin tre ose katër muaj më vonë, do të jetë shumë vonë për një fushatë të rregullt elektorale,” tha Le Pen./Dosja.al

marine le pen 

Sondazh

Poll