Sport

Shqipëria U-17 starton kualifikueset e “Euro 2026” me një barazim ndaj Holandës…

Ndeshja e dytë e Shqipërisë U-17 në grup do të luhet ndaj Kroacisë më 14 nëntor në ora 11:30, ndërsa përballja e fundit do të jetë ndaj Kazakistanit më 17 nëntor në ora 11:30.

11 Nëntor 2025, 16:17 Nga DOSJA

Shqipëria U-17 starton kualifikueset e “Euro 2026” me një

KROACI - Përfaqësuesja shqiptare U-17 e nisi me barazim raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026. Kuqezinjtë e rinj barazuan 1-1 me Holandën në “Sportski park NK Graničar” në Kotoriba. Golin për Shqipërinë e realizoi Dion Vata.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Xhoel Mezani (GK), Kostantinos Varesi (C), Ettore Pierro Dennis, Petro Marku, Dion Vata, Mattias Allasufi, Armend Muslika, Frensi Mali, Klejton Uruci, Sokol Uldedaj, Ermal Ymeri.

Holanda kaloi në avantazh në minutën e 11-të me golin e Schaken, ndërsa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë reaguan dhe barazuan rezultatin në minutën e 52-të me Dion Vatën.

Skuadra kuqezi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke tentuar sërish portën holandeze dhe u mbrojt mirë për të shmangur çdo rrezik deri në fund. Takimi u mbyll me rezultatin e barabartë1-1.

Ndeshja e dytë e Shqipërisë U-17 në grup do të luhet ndaj Kroacisë më 14 nëntor në ora 11:30, ndërsa përballja e fundit do të jetë ndaj Kazakistanit më 17 nëntor në ora 11:30.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll