Sport

Rangers fiton 3-0 në transfertë ndaj Dundee, e treta radhazi në Ligën Skoceze…

Me fitoren e tretë radhazi në kampionatin skocez, Rangers mbeten në pozicionin e katërt me 18 pikë, i barabartë me Hibernian në vendin e tretë, por me një ndeshje më pak të luajtur, dhe 12 pikë pas liderëve të Hearts.

10 Nëntor 2025, 12:30 Nga DOSJA

Rangers fiton 3-0 në transfertë ndaj Dundee, e treta radhazi në

SKOCI - Rangers fitoi 3-0 në transfertë ndaj Dundee-s të dielën në raundin e 12-të të ligës skoceze, e cila udhëhiqet nga Hearts.

Rangers e mposhti Dundee-n në Dens Park, me golat e belgut Nicolas Raskin në minutën e 9-të, anglezit Mikey Moore në minutën e 14-të dhe francezit Djeidi Gassama në minutën e 90-të.

Me fitoren e tretë radhazi në kampionatin skocez, Rangers mbeten në pozicionin e katërt me 18 pikë, i barabartë me Hibernian në vendin e tretë, por me një ndeshje më pak të luajtur, dhe 12 pikë pas liderëve të Hearts.

Rangers pret Sporting Bragën më 27 nëntor për javën e pestë të fazës së Europa League, duke kërkuar ende të mbledhë pikë pas katër humbjeve, e fundit prej të cilave ishte kundër Romës (2-0), duke e lënë ekipin skocez në vendin e 36-të dhe të fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll