Sport

Botërori “Brazil 2027” për femra/ Zbardhet kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë…

Kombëtarja e femrave të Shqipërisë njohu pak ditë më parë ekipet kundërshtare që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”.

8 Nëntor 2025, 11:57 Nga DOSJA

Botërori “Brazil 2027” për femra/ Zbardhet kalendari i

TIRANE - Vajzat kuqezi janë pjesë e grupit B1 dhe do të përballen me Uellsin, Çekinë dhe Malin e Zi në këto eliminatore, teksa tashmë është vendosur edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Vajzat tona kuqezi do ta nisë rrugëtimin në transfertë ndaj Malit të Zi më 3 mars 2026. Pas 3 ditësh, më 7 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Çekisë.

Dy ndeshjet e radhës do të zhvillohen në prill 2026. Ndeshja Uells-Shqipëri do të luhet më 14 prill, ndërsa pas 4 ditësh, më 18 prill, vajzat kuqezi do të presin në shtëpi po Uellsin në takimin e kthimit.

Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2027 në muajin qershor. Sfida Çeki-Shqipëri do të luhet më 5 qershor.

Ndeshja e fundit Shqipëri-Mali i Zi do të luhet në vendin tonë më 9 qershor 2026.

Oraret dhe stadiumet për këto takime do të vendosen në vijim.

Më poshtë kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në grupin B1:

Mali i Zi - Shqipëri (03/03/2026)

Shqipëri - Çeki (07/03/2026)

Uells - Shqipëri (14/04/2026)

Shqipëri - Uells (18/04/2026)

Çeki - Shqipëri (05/06/2026)

Shqipëri - Mali i Zi (09/06/2026)

Botërori “Brazil 2027” për femra/ Zbardhet kalendari i

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll