Sport

Pronari i Nottingham Forest ofron mbështetje financiare për çdo tifoz të plagosur, të përfshirë në sulmin me thikë në tren

Seria e goditjeve me thikë bëri që 11 persona të merrnin trajtim mjekësor për plagosje. Një britanik 32-vjeçar ishte i dyshuari i vetëm i akuzuar.

3 Nëntor 2025, 12:30 Nga DOSJA

Pronari i Nottingham Forest ofron mbështetje financiare për çdo

ANGLI - Pronari i Nottingham Forest, Evangelos Marinakis, ka premtuar mbështetje financiare për çdo tifoz të klubit të Premier League, që u përfshi në një incident masiv me thika në një tren pranë Kembrixhit të shtunën.

Seria e goditjeve me thikë bëri që 11 persona të merrnin trajtim mjekësor për plagosje. Një britanik 32-vjeçar ishte i dyshuari i vetëm i akuzuar.

Raportet në mediat britanike thanë se një nga të plagosurit ishte mbajtës i biletës sezonale në City Ground, ndërsa Forest konfirmoi se shumë nga mbështetësit e tyre po udhëtonin me tren, pas barazimit 2-2 në shtëpi me Manchester United.

“Të gjithë në Nottingham Forest janë të tronditur dhe thellësisht të trishtuar nga ajo që ndodhi”, tha manjati grek i anijeve Marinakis në një deklaratë të dielën.

"Guximi dhe vetëmohimi i treguar nga mbështetësit tanë në atë tren përfaqëson më të mirën e njerëzimit dhe më të mirën e komunitetit të klubit tonë.

Ne do të sigurohemi që çdo mbështetës i përfshirë në këtë incident të marrë çfarëdo mbështetjeje financiare që i nevojitet për t'i mundësuar atyre qasje në kujdesin më të mirë të mundshëm mjekësor ndërsa shërohen."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll