Sport

VIDEO/ Myrto Uzuni gabon, sulmuesi i Kombëtares ndalet nga kampioni Hugo Lloris, Austin eliminohet nga finalet e MLS

Në të 39-tën minutë, Uzuni kishte shansin e artë për të rihapur sfidën me anë të një 11-metërshi, por ylli i Kombëtares shqiptare u ndal nga ish-kapiteni i Francës, Hugo Lloris.

3 Nëntor 2025, 11:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Myrto Uzuni gabon, sulmuesi i Kombëtares ndalet nga kampioni Hugo

SHBA - Myrto Uzuni ishte vërtet i pafat në ndeshjen e dytë të fazës finale “play-off” në MLS, përballë Los Angeles FC, ku Austin FC u eliminua dhe i dha fund sezonit.

Në sfidën e dytë të luajtur në Teksas, miqtë gjetën dy herë rrjetën me anë të Son dhe Bouanga në harkun kohor të 4 minutave.

Në të 39-tën minutë, Uzuni kishte shansin e artë për të rihapur sfidën me anë të një 11-metërshi, por ylli i Kombëtares shqiptare u ndal nga ish-kapiteni i Francës, Hugo Lloris.

Sfida përfundoi me rezultatin 1-4, ndërsa Austin u eliminua pas dy humbjeve nga dueli me tre seri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll