Sport

VIDEO/ Befasi në Serinë A, Atalanta pëson humbjen e parë në transfertën e Udines...

Me këtë sukses, Udinese ngjitet në vendin e tetë me 15 pikë, ndërsa Atalanta zbret në vendin e 11-të me 13 pikë.

1 Nëntor 2025, 18:06 Nga DOSJA

VIDEO/ Befasi në Serinë A, Atalanta pëson humbjen e parë

ITALI - Udinese ka bërë surprizën në javën e 10-të të Serisë A. Bardhezinjtë triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0 në shtëpi ndaj Atalantës.

Goli i shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 40-të vendosi fatin e ndeshjes. Pas pesë barazimeve radhazi, tek Atalanta pritej fitorja, sidomos pas asaj paraqitje të shkëlqyer në mesjavë ndaj Milanit.

Megjithatë, fitorja jo vetëm që nuk erdhi, por zikaltërit pësuan humbjen e parë sezonale në kampionat në transfertën e Udines.

Me këtë sukses, Udinese ngjitet në vendin e tetë me 15 pikë, ndërsa Atalanta zbret në vendin e 11-të me 13 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll