Sport

Arne Slot në shënjestër kritikash: "Tifozët e Liverpoolit nuk janë budallenj"…

Reds u eliminuan nga Kupa e Ligës nga Crystal Palace (0-3), ndërkohë që disa ish-lojtarë të Premier Ligës e nuk I kursyen kritikat për trajnerin holandez.

30 Tetor 2025, 16:54 Nga DOSJA

Arne Slot në shënjestër kritikash: "Tifozët e

ANGLI - Liverpooli po kalon një krizë rezultatesh që duket se nuk ka fund. Këtë të mërkurë, Reds u eliminuan nga Kupa e Ligës në raundin e parë kundër Crystal Palace në Anfield.

Një humbje 0-3 që nuk u pëlqeu tifozëve të klubit, të cilët po e fajësojnë trajnerin e tyre, Arne Slot. Trajneri holandez zgjodhi një formacion titullar me shumë fytyra të reja, duke mos përfshirë pothuajse asnjë titullar të rregullt. Të vetmit dy ishin Milos Kerkez dhe Mac Allister. 

Calvin Ramsey, Trey Nyoni, Kieran Morrison dhe Rio Ngumoha debutuan në Kupën Carabao kundër Crystal Palace, një nga zbulimet e sezonit deri më tani. Përzgjedhja e skuadrës nga Slot zemëroi ish-mbrojtësin e Liverpoolit dhe Anglisë, Stephen Warnock.

"Arne praktikisht e ka pranuar se skuadra nuk është mjaftueshëm e fortë", i tha ai BBC-së. "Ata janë një skuadër e Ligës së Kampionëve dhe ai po ankohet që luan çdo ditë. Ai e di që kjo do të ndodhë. Mendova se po nxirrte shumë justifikime", përfundoi ai. 

Ish-lojtari i kombëtares skoceze, Pat Nevin, gjithashtu e kritikoi Arne Slot. "Ai ka treguar se Kupa e Ligës është dytësore për të. Tifozët e Liverpoolit, të cilët nuk janë budallenj, do ta kuptojnë gabimin e tij", komentoi ai.

Ish- ojtari i Premier Ligës vuri në dyshim aktivitetin e transferimeve të Reds: "Ata janë përqendruar vetëm te emra të mëdhenj me shuma të mëdha parash në vend që të kenë një skuadër më të fortë, dhe kjo duket." 

Ndeshja e radhës e Liverpoolit është këtë të shtunë kundër Aston Villas në Anfield, tre ditë para se të presë  Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe më pak se një javë para se të vizitojë Manchester Cityn e Pep Guardiolës. Kalendari është i vështirë, sfida e madhe. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll