Sport

Real Madridi dhe Superliga do t’i kërkojnë UEFA-s mbi 4 miliardë euro dëmshpërblim!...

Real Madridi dhe promotori i Superligës Europiane do të kërkojnë më shumë se 4 miliardë euro dëmshpërblim nga UEFA, të cilën e akuzon për anulimin e projektit, pasi Gjykata e Apelit e Madridit konfirmoi të mërkurën se organi europian kishte "abuzuar me pozicionin e tij dominues".

30 Tetor 2025, 15:11 Nga DOSJA
Real Madridi dhe Superliga do t’i kërkojnë UEFA-s mbi 4

SPANJE - Real Madridi dhe promotori i Superligës Europiane, A22 Sports Management, do të kërkojnë më shumë se 4 miliardë euro dëmshpërblim nga UEFA, të cilën e akuzojnë se e ka anuluar projektin, konfirmoi një burim pranë çështjes për AFP të enjten.

Gjykata e Apelit e Madridit konfirmoi të mërkurën se UEFA kishte “abuzuar me pozicionin e saj dominues” duke “penguar konkurrencën e lirë në treg duke vendosur kufizime të pajustifikuara dhe joproporcionale në Superligë”, një garë e propozuar për të rivalizuar Ligën e Kampionëve që kishte gjeneruar shumë diskutime në futbollin evropian në vitin 2021.

Klubi spanjoll e kishte “mirëpritur” këtë vendim, duke shtuar se UEFA kishte “shkelur rregullat e konkurrencës së lirë të Bashkimit Evropian”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll