Sport

Superliga, Real Madrid: "Do të kërkojmë kompensim nga UEFA për dëmet që pësuam"

Sulmi i “Blancos” vjen pas vendimit të Gjykatës së Madridit, që konfirmoi abuzimin me një pozicion dominues.

30 Tetor 2025, 11:30 Nga DOSJA

Superliga, Real Madrid: "Do të kërkojmë kompensim nga UEFA

SPANJE - Real Madridi është gati të përballet kokë më kokë me UEFA-n, pas vendimit të Gjykatës së Madridit në rastin e Superligës, i cili konfirmoi abuzimin me një pozicion dominues nga organi më i lartë i futbollit evropian.

Përmes kanaleve të tij zyrtare, klubi i Florentino Pérez është gati të kërkojë "kompensim për dëmet e konsiderueshme të pësuara". 

Gjykata e kryeqytetit spanjol ka konfirmuar në apel se UEFA "ka abuzuar me pozicionin e saj dominues" në përpjekjen për të parandaluar krijimin e garës alternative evropiane në vitin 2021.

Ky vendim vjen pas një vendimi të vitit 2023 nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (GJED), e cila tashmë kishte njohur se UEFA dhe FIFA kishin ushtruar diskrecion të tepruar, duke penguar konkurrencën e lirë në tregun kontinental të futbollit.

Sipas AFP-së, gjykata spanjole vendosi që të dy organet “penguan konkurrencën e lirë duke vendosur kufizime të pajustifikuara dhe joproporcionale në Superligë”.

DEKLARATA E REAL MADRIDIT

"Real Madridi mirëpret vendimin e Audiencia Provinciale të Madridit për të refuzuar ankesat e paraqitura nga UEFA, RFEF dhe LaLiga, duke konfirmuar se UEFA, në lidhje me Super Ligën, ka shkelur rëndë rregullat e konkurrencës të Bashkimit Evropian, në përputhje me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë të BE-së, duke abuzuar me pozicionin e saj dominues", thuhet në deklaratë.

"Ky vendim hap rrugën për një kërkesë për kompensim të konsiderueshëm për dëmet e pësuara nga klubi.

Real Madridi gjithashtu njofton se, gjatë gjithë vitit 2025, ka mbajtur kontakte të shumta me UEFA-n për të kërkuar zgjidhje, por pa arritur ndonjë marrëveshje në lidhje me qeverisjen më transparente, qëndrueshmërinë financiare, mbrojtjen e shëndetit të lojtarëve dhe përmirësimin e përvojës së tifozëve - duke përfshirë modelet e transmetimit falas dhe të arritshme globalisht, siç ndodhi gjatë Kupës së Botës për Klube FIFA.

Si pasojë, klubi njofton se do të vazhdojë të punojë për të mirën e futbollit global dhe tifozëve të tij, ndërsa kërkon gjithashtu kompensim nga UEFA për dëmet e konsiderueshme të pësuara."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 30 Tetor 2025, 02:41

Elkann takohet me Juven pas Udineses…

ITALI - Pronari i Exor zbriti në dhomën e zhveshjes në stadiumin Allianz dhe pati një bisedë të shkurtër me bardhezinjtë...