Aktualitet

Armë zjarri dhe plumba në oborrin e pavijonit/ ALARM në qelitë ku vuan dënimin udhëheqësi shqiptar i “mafies së burgjeve”, Klodian Lekocaj i njohur për disa krime

Gjetjet shkaktuan mobilizim intensiv, pasi kriminelë të njohur mbahen në këtë repart të veçantë, përfshirë shqiptarin Klodian Lekotsai, i njohur si kreu i të ashtuquajturës "mafia e burgjeve", i cili është i vendosur në të njëjtën zonë.

27 Tetor 2025, 20:18 Nga E. D
Armë zjarri dhe plumba në oborrin e pavijonit/ ALARM në
foto ilustruese

GREQI- Qelia e Korydallos në Greqi u alarmua, pasi një pistoletë dhe tetë fishekë u gjetën të gruposur në oborrin e repartit të 5-të. Gjetjet shkaktuan mobilizim intensiv, pasi kriminelë të njohur mbahen në këtë repart të veçantë, përfshirë shqiptarin Klodian Lekotsai, i njohur si kreu i të ashtuquajturës "mafia e burgjeve", i cili është i vendosur në të njëjtën zonë.

Në të njejtin burg ndodhen të burgosurit turq të dyshuar për përfshirje në vrasje, gjë që rrit shqetësimet e autoriteteve se ku dhe nga kush mund të jetë përdorur arma. Gjithashtu hetimi se si u gjet arma brenda burgut dhe si arriti të mbetej e fshehur në oborr është duke vazhduar.

Kush është Klodian Lekocaj?

Klodian Lekocaj, 48 vjeç, është një emër i njohur për autoritetet greke, pasi prej vitesh dyshohet për përfshirje në aktivitetet më të rënda kriminale si urdhërime vrasjesh, rrëmbime dhe trafikun e drogës. Lekocaj ka qenë i përfshirë në shumë ngjarje kriminale në Greqi, ku përmenden vrasje me pagesë, atentate, plagosje dhe arratisje spektakolare nga burgjet.

Ai ka qenë i lidhur me persona të tjerë me precedentë të rëndë penalë, përfshirë shqiptarë dhe shtetas të tjerë të huaj.  Disa nga ngjarjet ku emri i tij ka dalë në skenë janë vrasja e një avokati grek, plagosja e klientëve në një lokal në Mikrolimano, tentativë për grabitje me armë dhe vrasje në zonën e Metaksurgios. Ai është arrestuar për herë të fundit në nëntor 2014.

Në vitet e fundit, policia greke e ka përfshirë emrin e tij edhe në disa dosje të tjera të rënda, përfshirë atentate të porositura ndaj shqiptarëve dhe gjobvënie ndaj biznesmenëve grekë. Pavarësisht pretendimeve të tij në media se është “i pafajshëm” dhe “i përdorur”, provat dhe përgjimet e mbledhura nga autoritetet flasin për një figurë me ndikim të madh në botën e krimit, brenda dhe jashtë burgjeve. Emri i Klodian Lekocaj ka qenë i lakuar edhe si personi që ka dhënë urdhrin për ekzekutimin e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja në Athinë dhe Edmond Papës në Tiranë.

Si u vra Edmond Papa?

49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua në 16 dhjetor 2022 rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën "Fadil Bodinaku". 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment autori ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes po në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t'u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar.

Papa kishte ardhur nga Saranda në Tiranë mesditën e së premtes bashkë me nënën e tij, të cilën do ta dërgonte te mjeku për ta vizituar pasi ishte e sëmurë. 49-vjeçari njihej në Sarandë me mbiemrin Hoxha, të cilin e kishte ndryshuar në kur kishte shkuar në Greqi në Papa. Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri. Për ngjarjen ka dy pista hetimesh, konflikte të mundshme në Greqi dhe konflikte për pronën. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë./Dosja.al

greqi

Sondazh

Poll