Sport

BEFASUESE/ Rusia është gati të zëvendësojë Italinë në organizimin e “Euro 2032”...

Turneu iu besua Italisë dhe Turqisë; ndërkohë që Rusia është përjashtuar nga të gjitha garat e UEFA-s që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

27 Tetor 2025, 19:30 Nga DOSJA
BEFASUESE/ Rusia është gati të zëvendësojë

RUSI - UEFA ua ka besuar Italisë dhe Turqisë organizimin e ‘Euro 2032’, por shqetësimet për përkeqësimin e stadiumeve italiane e kanë bërë Rusinë të besojë se mund ta presë turneun, sipas Alexander Dyukov, president i Federatës së Futbollit të Rusisë.

Duke folur për faqen ruse të internetit Sport.ru, ai u pyet se çfarë planifikonte të bënte nëse Italia humbiste të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian, gjë për të cilin Dyukov iu përgjigj: "Italia ka një problem me stadiumet. Nëse ata humbasin të drejtën e tyre, Rusia është gati të presë ‘Euro 2032’ në vend të Italisë."

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022 rezultoi në përjashtimin e ekipit kombëtar dhe klubeve ruse nga garat e UEFA-s. Që atëherë, ekipi kombëtar i Rusisë ka marrë pjesë vetëm në ndeshje miqësore kundër vendeve jo-perëndimore.

Vendi gjithashtu nisi ofertat për të pritur ‘Euro 2028’ (që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë) dhe ‘Euro 2032’, të cilat të dyja u refuzuan për shkak të luftës me Ukrainën.

Shqetësim italian…

Është e vërtetë që stadiumet në Itali janë shkak për shqetësim dhe janë kritikuar tashmë nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili tha se vendi ka "infrastrukturën më të keqe deri më tani" midis kombeve të mëdha evropiane.

Shqetësime të ndara edhe nga Ezio Simonelli, president i Serie A , i cili gushtin e kaluar pranoi se ishte "shumë i shqetësuar për ‘Euro 2032’".

 "A është kandidatura jonë në rrezik? Shpresoj të jetë vetëm shqetësimi im, por kur presidenti i UEFA-s pretendon se stadiumet tona janë në një gjendje kome dhe Kampionati Evropian është shtatë vjet larg, rrezikojmë të mos bëjmë një përshtypje të mirë ndërkombëtarisht", tha ai.

Për Simonellin, përveç stadiumeve në Udine, Bergamo dhe Torino, stadiumet e tjera të mëdha në vend janë në këtë gjendje "komatike", siç janë Olimpico në Romë, Giuseppe Meazza dhe Diego Armando Maradona.

"Jemi prapa çdo vendi tjetër në Evropë. Në 18 vitet e fundit, kemi hapur vetëm gjashtë stadiume, vetëm tre prej të cilave janë në Serie A. Në pjesën tjetër të Evropës, kishte 226", shtoi Simonelli në atë kohë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll