Sport

VIDEO / Roma rikthehet tek fitorja dhe ngjitet në krye të tabelës me Napolin!

Në javën e tetë të Serie A, Roma u rikthye te fitorja dhe njëkohësisht në krye të tabelës, në krah të Napolit, pasi mposhti 1-0 Sassuolon në “Mapei Stadium”.

26 Tetor 2025, 18:14 Nga DOSJA
VIDEO / Roma rikthehet tek fitorja dhe ngjitet në krye të tabelës

ITALI - Në javën e tetë të Serie A, Roma u rikthye te fitorja dhe njëkohësisht në krye të tabelës, në krah të Napolit, pasi mposhti 1-0 Sassuolon në “Mapei Stadium”. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 16-të nga Paulo Dybala, i cili gjeti rrugën e rrjetës në kampionat pas më shumë se tetë muajsh (herën e fundit më 9 shkurt kundër Venezias) dhe për herë të parë nga aksioni pas afro dhjetë muajsh (22 dhjetor kundër Parmës).

Skuadra vendase zhvilloi një pjesë të parë të mirë, duke i vënë në vështirësi verdhekuqtë në disa momente, por pas pushimit Roma mori kontrollin e lojës dhe krijoi disa mundësi të pastra për të dyfishuar avantazhin. Pellegrini u ndal nga shtylla, ndërsa portieri Muric u bë hero i Sassuolos me disa pritje vendimtare që shmangën një humbje më të thellë.

Falë këtij suksesi minimal, Roma e sheh veten sërish në majën e renditjes dhe merr sinjale pozitive nga rikthimi në formë i Dybala-s, lideri i saj në sulm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll