Bota

Vizita në Korenë e Jugut! Trump: Po shkoj shumë mirë me udhëheqësin Kim Jong Un, jam 100% i hapur për takim

Të dy udhëheqësit u takuan për herë të fundit në vitin 2019. Disa orë më parë, një zyrtar i administratës tha në kushte anonimiteti se asnjë takim i tillë nuk ishte përfshirë në axhendën e turneut të republikanit.

25 Tetor 2025, 08:32 Nga M.L
Vizita në Korenë e Jugut! Trump: Po shkoj shumë mirë me
Jong Un-Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve pak para se avioni i tij të nisej për turneun e tij në Azi se do të donte të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut. 

"Do të doja, ai e di si do të shkojmë," u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse një samit i tillë ishte i mundur, duke shtuar se "shkoj shumë mirë me të" dhe "jam 100 për qind i hapur" për mundësinë e bisedimeve të tilla dypalëshe.

Të dy udhëheqësit u takuan për herë të fundit në vitin 2019. Disa orë më parë, një zyrtar i administratës tha në kushte anonimiteti se asnjë takim i tillë nuk ishte përfshirë në axhendën e turneut të republikanit./ Dosja.al

donald trump kim jong un

Sondazh

Poll

Bota 25 Tetor 2025, 07:12 M.L

Mos taksoni pasurinë  

Edhe argumentet më të sofistikuara në favor nuk kanë kuptim, shkruan The Economist Franca po përballet me një deficit të t...