Bota

Përshkallëzohet kriza me Venezuelën dhe Kolumbinë! SHBA dërgon 'Gerald Ford', aeroplanmbajtësen më të madhe, në Amerikën Latine

Pete Hegseth ka urdhëruar vendosjen e  aeroplanmbajtëses Gerald Ford dhe anijeve shoqëruese të saj në zonën e Komandës Jugore të SHBA-së, tha Pentagoni, duke rritur ndjeshëm numrin e trupave dhe avionëve amerikanë në rajonin e Amerikës Latine.

25 Tetor 2025, 07:34 Nga M.L
Përshkallëzohet kriza me Venezuelën dhe Kolumbinë! SHBA
Foto ilustruese

SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar vendosjen e aeroplanmbajtëses Gerald Ford dhe anijeve shoqëruese të saj në zonën e Komandës Jugore të SHBA-së, tha Pentagoni, duke rritur ndjeshëm numrin e trupave dhe avionëve amerikanë në rajonin e Amerikës Latine.

“Prania e shtuar e SHBA-së në AOR-në e USSOUTHCOM do të rrisë aftësinë e SHBA-së për të identifikuar, ndjekur dhe ndërprerë aktorët dhe aktivitetet kriminale që dëmtojnë sigurinë dhe prosperitetin e Shteteve të Bashkuara dhe sigurinë tonë në Hemisferën Perëndimore”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Hon Parnell, në një postim në Platformën X.

Zëdhënësi nuk specifikoi se kur do të mbërrinte aeroplanmbajtësja në rajon. Në kohën e njoftimit, USS Gerald Ford ishte në Detin Adriatik. Vendosja e një grupi aeroplanmbajtësesh shënon një përshkallëzim të konsiderueshëm të forcave amerikane në një zonë që tashmë ka parë një grumbullim të pazakontë ushtarak në Detin e Karaibeve dhe në ujërat e Venezuelës.

Forcat amerikane përfshijnë tetë anije luftarake, avionë patrullimi detar P-8, dronë MQ-9 Reaper, një skuadrilje avionësh luftarakë F-35 dhe më shumë se 6,000 marinarë dhe marins. Një nëndetëse është konfirmuar gjithashtu se po operon në ujërat e Amerikës së Jugut.

Sanksione ndaj presidentit të Kolumbisë

Ndërkohë, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Presidentit kolumbian Gustavo Petro, duke e akuzuar atë se nuk pranon të ndalojë rrjedhën e kokainës në Shtetet e Bashkuara, duke rritur presionin mbi udhëheqësin e vendit latino-amerikan, i cili është përplasur me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

"Që kur Presidenti Gustavo Petro mori detyrën, prodhimi i kokainës në Kolumbi është rritur ndjeshëm në nivelin më të lartë në dekada, duke përmbytur Shtetet e Bashkuara dhe duke helmuar amerikanët", tha Sekretari i Thesarit Scott Bessant.

"Presidenti Petro lejoi që kartelet e drogës të lulëzonin dhe refuzoi ta ndalonte këtë aktivitet. Sot, Presidenti Trump po ndërmerr veprime të forta për të mbrojtur kombin tonë dhe për ta bërë të qartë se nuk do ta tolerojmë trafikimin e drogës në vendin tonë", shtoi ai.

Petro, në një postim në Platformën X, tha se është përpjekur të luftojë trafikimin e drogës për dekada të tëra: Luftimi efektiv i trafikimit të drogës për dekada më ka sjellë këtë masë nga qeveria e vetë shoqërisë që e ndihmuam kaq shumë për të ndaluar konsumin e kokainës. Është absolutisht paradoksale, por ne nuk po bëjmë një hap prapa dhe nuk do të gjunjëzohemi kurrë.

pete hegseth shba amerika latine

Sondazh

Poll

Bota 25 Tetor 2025, 07:12 M.L

Mos taksoni pasurinë  

Edhe argumentet më të sofistikuara në favor nuk kanë kuptim, shkruan The Economist Franca po përballet me një deficit të t...