Bota

Falsifikuan veprat e piktorëve të famshëm dhe i nxorrën në treg për shitje, policia gjermane shkatërron një rrjet veprash të falsifikuara nga Picasso, Rembrandt, Modigliani dhe Frida Kahlo

Autoritetet gjermane thanë se i dyshuari kryesor është një 77-vjeçar gjerman.

24 Tetor 2025, 20:38 Nga E.d
Falsifikuan veprat e piktorëve të famshëm dhe i nxorrën
Foto ilustruse

GJERMANI- Policia gjermane ka sekuestruar disa vepra arti të falsifikuara nga Pablo Picasso, Rembrandt dhe Frida Kahlo. Autoritetet gjermane thanë se i dyshuari kryesor është një 77-vjeçar gjerman. Mediat e huaja shkruajnë se 77-vjeçari gjerman së bashku me 10 bashkëpunëtorë, do të përballet me akuza për konspiracion dhe mashtrim.

Mes tyre është edhe një 74-vjeçar gjerman, i cili përgatiste raporte të posaçme ekspertësh për të konfirmuar vërtetësinë e veprave të artit. I dyshuari kryesor dhe 74-vjeçari, janë liruar me kusht nga autoritetet gjermane. Autoritetet u bënë dyshuese kur i dyshuari kryesor u përpoq të shiste dy vepra gjoja autentike të Picasso-s në tregun e artit.

Më pas ai u përpoq ta shiste “De Staalmeesters”, e cila është një vepër e famshme e piktorit holandez Rembrandt, për 130 milionë euro, pavarësisht faktit se origjinali ndodhet në Amsterdam. Piktura e rreme i përkiste një gruaje 84-vjeçare zvicerane. Piktura u sekuestrua gjatë kontrolleve të kryera në disa lokacione në Gjermani, Zvicër dhe Lihtenshtajn.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan një numër i madh veprash arti të dyshuara si të falsifikuara, së bashku me dokumente, skedarë dhe telefona celularë. Policia gjermane ka deklaruar se i dyshuari kryesor u përpoq të shiste 19 vepra të tjera të falsifikuara, për shuma midis 400,000 dhe 14 milionë euro./Dosja.al

pablo picasso vepra arti 77-vjeçari gjerman

Sondazh

Poll