Bota

SHBA godet sërish një anije të dyshuar për trafik droge, humbin jetën gjashtë persona

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth  tha kjo anije po kontrabandonte drogë. 

24 Tetor 2025, 18:04 Nga E.d
SHBA godet sërish një anije të dyshuar për trafik droge,
Foto ilustruse

SHBA - Forcat amerikane kanë nisur një tjetër sulm ndaj një anijeje në Karaibe. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth tha kjo anije po kontrabandonte drogë. 

“Të ejten, me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës nisi një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje të operuar nga Tren de Aragua. Një bandë venezueliane që është përcaktuar si organizatë terroriste nga Uashingtoni,” tha Hegseth në një postim në platformën X.

Mediat e huaja shkruajnë se gjashtë narko-terroristë, të cilët ndodheshin në bord janë vrarë. Ky sulm u zhvillua në ujrat ndërkombëtare, ku si pasojë u mori jetën gjashtë personave.

"Gjashtë narko-terroristë ishin në bordin e anijes në kohën e sulmit, i cili u zhvillua në ujëra ndërkombëtare dhe ishte sulmi i parë i natës. Gjashtë terroristët u vranë, ndërsa asnjë anëtar i forcave amerikane nuk u plagos në këtë sulm", sqaroi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së.

Uashingtoni ka njoftuar dhjetë sulme kundër anijeve që dyshohet se transportojnë drogë në Karaibe dhe Paqësor që nga shtatori, me një numër prej të paktën 43 të vdekurish./Dosja.al

shba pete hegseth karaibe

Sondazh

Poll