Bota

Starmer pret sot në Londër Zelenskyyn/ Kryeministri britanik do tu bëjë thirrje aleatëve të Ukrainës të rrisin donacionet e armëve me rreze të gjatë

Në kryeqytetin britanik pritet të jenë gjithashtu kryeministrja daneze Mette Frederiksen, homologu i saj holandez Dick Schoff dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Mark Rutte. 

24 Tetor 2025, 08:35 Nga E. D
Starmer pret sot në Londër Zelenskyyn/ Kryeministri britanik do tu
 Keir Starmer, Volodymyr Zelenskyy.

BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Keir Starmer pret sot në Londër Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy. Gjatë këtij takimi Starmer pritet t’i bëjë thirrje vendeve të ashtuquajturës Aleanca e të Gatshmëve, e cila mbështet Ukrainën, që të rrisin donacionet e armëve me rreze të gjatë veprimi për Kievin. Në kryeqytetin britanik pritet të jenë gjithashtu kryeministrja daneze Mette Frederiksen, homologu i saj holandez Dick Schoff dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Mark Rutte. 

Njëzet udhëheqës të tjerë midis tyre Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të marrin pjesë në bisedime nëpërmjet video-lidhjes. Kjo aleancë e të vullnetshmëve përfshin 26 vende, kryesisht evropiane. Ajo bashkë-kryesohet nga Starmer dhe Macron.

“Kryeministri pritet t’u bëjë thirrje udhëheqësve që ta vendosin Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm ndërsa afrohet dimri”, tha zyra e tij në një deklaratë.

Përveç forcimit të sanksioneve mbi hidrokarburet ruse, Starmer do tu bëjë thirrje partnerëve të tij që të përfundojnë punën e përdorimit të burimeve ruse për të liruar miliarda për të financuar mbrojtjen ukrainase dhe për të rritur donacionet e sistemeve (armëve) me rreze të gjatë veprimi.

Evropianët tashmë furnizojnë forcat e armatosura ukrainase me raketa relativisht me rreze të gjatë veprimi, veçanërisht raketat franceze SCALP dhe britanike Storm Shadow, por në sasi të vogla. Ukraina, e cila prodhon gjithashtu disa raketa të këtij lloji (Neptune, Flamingo), në vend të kësaj ka kërkuar me këmbëngulje, por pa sukses, raketa gjermane Taurus.

Ndërsa SHBA-të deri më tani kanë refuzuar të dorëzojnë raketa Tomahawk, siç kishte shpresuar Zelenskyy. Starmer pritet gjithashtu të njoftojë një përshpejtim të programit britanik për të prodhuar 5,000 raketa të destinuara për mbrojtjen e Ukrainës. Rreth 140 nga këto raketa të lehta shumëfunksionale pritet të dorëzohen gjatë dimrit./Dosja.al

 keir starmer volodymyr zelenskyy.

Sondazh

Poll