Sport

Futbollisti brazilian Neymar rrezikon 6 vite burg

2 Shkurt 2019, 18:28 Nga DOSJA
Futbollisti brazilian Neymar rrezikon 6 vite burg

Futbollisti i njohur brazilian mund të përfundojë në burg nëse rezulton fajtor për akuzat e mashtrimit dhe korrupsionit.

Neymar besohet se ka fshehur koston reale të marrëveshjes midis Santos dhe Barcelonës, e cila e solli atë në “Camp Nou” në vitin 2013. Pavarësisht se Neymar ka depozituar ankesën për këtë padi Dhoma Penale e Gjykatës Kombëtare e ka hedhur poshtë atë dhe sipas ligjit spanjoll Gjykata Kombëtare tani ka kompetenca të plota për të gjykuar Neymar-in dhe Barcelonën.

Lojtari, prindërit e tij dhe partnerët e biznesit familjar, së bashku me presidentin e Barcelonës Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell janë mes atyre që akuzohen për ‘krime të dyshuara për mashtrime të pahijshme, simulim kontraktual dhe korrupsion’.

Nëse braziliani do të shpallet fajtor do të marrë dënimin me 6 burg, por nuk përjashtohet mundësia që lojtari ta shlyejë me një gjobë. Kutojmë që edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi u dënuan për të njëjtat akuza dhe në fund u detyruan të paguanin shuma të majme që të ishin të lirë.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

sport sport burg cristiano ronaldo korrupsion dhe mashtrim lionel messi neymar burg cristiano ronaldo korrupsion dhe mashtrim lionel messi neymar

Sondazh

Poll