Bota

Hollanda paralajmëron tetë ditë para zgjedhjeve/ Mos përdorni inteligjencën artificiale për t'ju treguar se si të votoni, është kërcënim për demokracinë

Ata thanë se chatbot-et e inteligjencës artificiale janë të pabesueshëm dhe të anshëm kur ofrojnë këshilla për votimin, duke paralajmëruar kështu një kërcënim për demokracinë.

21 Tetor 2025, 18:28 Nga E.d
Hollanda paralajmëron tetë ditë para zgjedhjeve/ Mos
Foto ilustruse

HOLLANDË- Autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave ka thënë përdorimi i inteligjencës artificiale në zgjedhje është cënim i demokraësisë. Ata thanë se chatbot-et e inteligjencës artificiale janë të pabesueshëm dhe të anshëm kur ofrojnë këshilla për votimin, duke paralajmëruar kështu një kërcënim për demokracinë. Kjo deklaratë vjen tetë ditë para zgjedhjeve kombëtare.

Katër chatbot-et e testuara nga AP “shpesh përfundojnë me të njëjtat dy parti, pavarësisht nga pyetja ose komanda e përdoruesit”, tha autoriteti në një raport përpara zgjedhjeve të 29 tetorit.

 Mediat e huaja shkruan se në më shumë se gjysmën e rasteve, chatbot-i sugjeroi ose Partinë e Lirisë, të ekstremit të djathtë të Geert Wilders ose GroenLinks-PvdA të krahut të majtë të udhëhequr nga ish-nënkryetari i Komisionit Evropian Frans Timmermans.
 
“Disa parti, siç është CDA e qendrës së djathtë, pothuajse nuk përmenden kurrë, edhe kur kontributi i përdoruesit përputhet saktësisht me qëndrimet e njërës prej këtyre partive”, tha raporti. 

Zëvendëskryetarja e AP, Monique Verdier, tha se ndërsa chatbot-et mund të duken si mjete të zgjuara, si një ndihmë për votimin, por ato dështojnë vazhdimisht. Sipas saj votuesit po shtyheshin drejt një partie që nuk përputhej domosdoshmërisht me pikëpamjet e tyre politike.
 
"Kjo ndikon drejtpërdrejt në një gur themeli të demokracisë: integritetin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Prandaj, ne paralajmërojmë kundër përdorimit të chatbot-eve të inteligjencës artificiale për këshilla për votimin, pasi funksionimi i tyre është i paqartë dhe i vështirë për t'u verifikuar,” tha Verdier.
 
Holandezët do të shkojnë në kutitë e votimit më 29 tetor në zgjedhje, që do të monitorohen nga afër në të gjithë Evropën për performancën e PVV-së. Partia e ekstremit të djathtë e Wilders kryeson sondazhet, por hendeku me GroenLinks-PvdA dhe CDA duket se po ngushtohet, me shumë votues që ende nuk kanë vendosur./Dosja.al

zgjedhje inteligjenca artificiale hollanda

Sondazh

Poll