Aktualitet

"S’e ndjejmë veten palë në proces"/ Avokatët bojkot seancave pas arrestimit të Ulian Barjamit, Maks Haxhia: Është shkelur parimi i paanësisë

I pyetur mbi arsyen se pse nuk u ndërpre bojkoti i seancave pas daljes nga burgu të avokatit, Haxhiu ka deklaruar se nuk ishte ky qëllimi i tyre.

21 Tetor 2025, 12:03 Nga E. D
"S’e ndjejmë veten palë në proces"/ Avokatët
foto ilustruese

TIRANË- Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka reaguar pas lirimit nga qelia të Ulian Bajrami. I pyetur mbi arsyen se pse nuk u ndërpre bojkoti i seancave pas daljes nga burgu të avokatit, Haxhiu ka deklaruar se nuk ishte ky qëllimi i tyre. Haxhia u shpreh se Dhoma e Avokatisë mori vendimin për bojkotin e procesve gjyqësore penale për shkak të koncepteve që kanë kolegët prokurorë e gjyqtarë në trajtimin e avokatëve.  Sipas tij, avokatët në proceset gjyqësore nuk kanë të njëjtat të drejta si prokurorët, ndërsa shtoi se kjo mendësi duhet të ndryshojë që në shkollën e magjistraturës.

“Është e kuptueshme që arrestimi i avokatit ishte pika kulmore e trajtimit të avokatëve enë të gjitha proceset. Ky trajtim tregoi frymën që është instaluar mes raporteve mes akuzës dhe mbrojtjes, se si gjykata nuk respekton parimin e barazisë në proces. Në këtë ngjarje u arrit kulmi.

S’ka të bëjë tërheqje nga ana e prokurorisë, për lirimin e avokatit. U tërhoq prokuroria nga paligjshmëria. Paradoksi ishte se klienti që mbronte ishte; moskallëzim krimi dhe kundërshtim të punonjësve të shtetit. Kur u ballafaquan autoritetet me video, panë se ishin para një falsifikimi.

Jo të gjitha proceset gjyqësore u ndërprenë, por vetëm ato penale. Pasi u propozua që të braktiseshin të gjitha gjyqet. Menduam për qytetarët. Qëndrimi i Dhomës së Avokatisë ishte i moderuar dhe nuk ishte për të nxjerrë nga burgu kolegun tonë, por kundra rrymës që është vendosur për trajtimin e avokatisë. Nuk e ndjemë veten si palë në proces, përballë prokurorit. Është shkelur parimi i paanësisë.

Shkaqet e kësaj situate vijnë që nga shkolla e Magjistraturës. Po të merrni materialin e incizuar në takimin e reformës ligjore, unë jam tërhequr, pasi kam kundërshtuar që në fillim decentralizimin e prokurorive dhe zhveshjen nga funksionet të kryeprokurorit," tha ai./Dosja.al

maks haxhia

Sondazh

Poll