Sport

Superiorja/ Nuk ka gola në Rrogozhinë dhe Tiranë, dy barazime në sfidat e së shtunës…

Java e 7-të e Kategorisë Superiore u mbyll pa fitues në dy përballje e mbrëmjes mjaft të luftuara.

18 Tetor 2025, 22:35 Nga DOSJA

Superiorja/ Nuk ka gola në Rrogozhinë dhe Tiranë, dy barazime

TIRANE - Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Dinamo ndanë nga një pikë pas një ndeshjeje me tension të lartë që u mbyll 0-0, ku të dyja skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak pas kartonëve të kuq.

Ndërkohë në “Arenën Kombëtare”, Tirana dhe Teuta nuk shkuan më shumë se 0-0, në një sfidë ku munguan rastet e pastra dhe vendimtare në sulm.

Pas këtij barazimi, Egnatia mban vendin e dytë në renditje me 14 pikë, dy më pak se kryesuesja Vllaznia.

Teuta ngjitet në podium me 11 pikë, ndërsa Dinamo renditet e pesta po me 11 pikë, duke ruajtur kontaktin me zonën e sipërme.

Në anën tjetër, Tirana, edhe pse kishte fituar derbin e kryeqytetit një javë më pare, mbetet në krizë rezultatesh në vendin e 8-të me vetëm 6 pikë pas shtatë javësh kampionat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll