Sport

MotoGP/ Bezzecchi dominon Garën Sprint, Quartararo nis nga pozicioni i parë…

Motoçiklisti italian përfundoi përpara Raul Fernandez dhe Pedro Acosta në Phillip Island të Australisë. Francezi dominoi kualifikimet.

18 Tetor 2025, 14:00 Nga DOSJA

MotoGP/ Bezzecchi dominon Garën Sprint, Quartararo nis nga pozicioni i

AUSTRALI - Pas fitoreve të tij në garat Sprint në Misano dhe Mandalika, Marco Bezzecchi e përsëriti suksesin e tij edhe në Australi, duke marrë fitoren në garën e shkurtër në Phillip Island, duke mposhtur shokun e tij të skuadrës në Aprilia, Raul Fernandez, me një parakalim vendimtar katër xhiro para përfundimit.

Pedro Acosta përfundoi i treti, përpara Miller; Fabio Di Giannantonio përfundoi i pesti. Ishte një ditë për t'u harruar për Pecco Bagnaia, i cili përfundoi në vendin e nëntëmbëdhjetë. Marc Márquez, i cili tashmë e ka siguruar titullin e Kampionatit Botëror, dhe bashkatdhetari i tij, kampioni i Botës 2024, Jorge Martin, nuk morën pjesë në garën australiane.

Kualifikimet: Quartararo kryeson…

“Pole Position” për Çmimin e Madh të Australisë, raundin e 19-të të MotoGP të sezonit, i shkoi Fabio Quartaros. Piloti francez, që garonte për Yamahan, udhëhoqi seancën e fundit stërvitore, duke vendosur gjithashtu një rekord të ri xhirosh. Ky ishte pozicioni i pestë ‘pole’ i Quartararos për këtë sezon, duke përfunduar përpara Bezzecchit dhe australianit Jack Miller. Bagnaia përfundoi i njëmbëdhjeti. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll