Sport

Do t’i mungojë Milanit… Edhe Christian Pulisic, i dëmtuar në kofshën e djathtë!

Sulmuesi u dëmtua ndërsa luante për ekipin kombëtar të SHBA-së dhe do të vlerësohet pas dhjetë ditësh. Ai po shkon drejt një pushimi tre-javor.

18 Tetor 2025, 09:30 Nga DOSJA

Do t’i mungojë Milanit… Edhe Christian Pulisic, i dëmtuar

ITALI - Pas dëmtimit të Rabiot, AC Milan do të përballet gjithashtu edhe me mungesën e Christian Pulisic.

Sulmuesi i kuqezinjve, i cili u dëmtua ndërsa luante për ekipin kombëtar të SHBA-së, ka pësuar një këputje të lehtë në kofshën e djathtë . Ai do të rivlerësohet pas rreth dhjetë ditësh dhe rrezikon një pushim tre-javor.

Pulisic u dëmtua gjatë miqësores midis Shteteve të Bashkuara dhe Australisë, teksa u zëvendësua pas vetëm tridhjetë minutash nga trajneri Mauricio Pochettino.

27-vjeçari mund të rikthehet për ndeshjen Parma-Milan më 8 nëntor, por duke pasur parasysh se menjëherë pas saj do të vijë pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare, i ndjekur nga një ndeshje vendimtare si derbi (23 nëntor), është shumë e mundshme që Max Allegri dhe stafi mjekësor i Milanit të veprojnë me kujdes, duke e ruajtur atë për ndeshjen kundër Interit.

Kundër Fiorentinës, ndeshja e së dielës në mbrëmje, kundër ish-trajnerit Pioli, Pulisic do të zëvendësohet nga Leao ose Nkunku, me portugezin të favorizuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll