Sport

Presidenti Duka, vizitë zyrtare në Federatën Kineze të Futbollit…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë, në ambientet e Federatës Kineze të Futbollit.

17 Tetor 2025, 17:15 Nga DOSJA

Presidenti Duka, vizitë zyrtare në Federatën Kineze të

KINE - Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar, i shoqëruar edhe nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kinë, z. Riza Poda, u prit në një takim zyrtar nga presidenti i Federatës Kineze të Futbollit, z. Xu Jiren, dhe stafi i tij.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i marrëdhënieve dhe shkëmbimi i eksperiencave midis dy federatave.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, presidenti Duka e ka cilësuar takimin si shumë pozitiv dhe të vlefshëm, duke theksuar se u hodhën bazat për krijimin e hapave të rinj bashkëpunimi në të ardhmen me Federatën Kineze të Futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll