Politike

Protesta për UÇK-në në Tiranë/ Balluku: Shqiptarët ngritën zërin jo për politikë, por për kujtesë

Zv.kryeministrja theksoi se kjo turmë është përgjigjja e një kombi që nuk harron, që nuk pranon që lufta e UÇK-së të gjykohet në sallat ku heshtet historia dhe shpallet faji i lirisë.

17 Tetor 2025, 19:24 Nga E. D
Protesta për UÇK-në në Tiranë/ Balluku:
pamje nga protesta

TIRANË- Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka reaguar pas tubimit që u mbajt pak më herët në sheshin 'Skëndërbej' në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-s. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Balluku e ka cilësuar atë si një mikpritje nga ana e të gjithë shqiptarëve për ata që luftuan për drejtësi.

Zv.kryeministrja theksoi se kjo turmë është përgjigjja e një kombi që nuk harron, që nuk pranon që lufta e UÇK-së të gjykohet në sallat ku heshtet historia dhe shpallet faji i lirisë.

"Nën hijen e Skënderbeut, populli i #Tiranës ishte mikpritës për shqiptarët e të gjitha trevave dhe ngriti zërin, jo për politikë, por për kujtesë, për ata që luftuan që kjo tokë të mos ketë më gjykata të padrejta dhe drejtësi të padrejtë. Kjo turmë është përgjigjja e një kombi që nuk harron, që nuk pranon që lufta e #UÇK-së të gjykohet në sallat ku heshtet historia dhe shpallet faji i lirisë", shkruan Balluku./Dosja.al

belinda balluku

Sondazh

Poll