Sport

Shqipëria ngjitet me 5 vende në renditjen e FIFA-s, edhe Kosova vendos rekord…

Fitorja historike me Serbinë dhe triumfi në miqësoren ndaj Jordanisë, rrisin koeficientët e Kombëtares kuqezi. Edhe Kosova ngjitet 7 vende në renditje

17 Tetor 2025, 14:49 Nga DOSJA
Shqipëria ngjitet me 5 vende në renditjen e FIFA-s, edhe Kosova vendos

ZVICER - FIFA ka publikuar sot renditjen e përditësuar për muajin tetor, dhe rezultatet pozitive të kombëtareve shqiptare nuk kanë kaluar pa u reflektuar në tabelën globale.

Shqipëria ka bërë një ngjitje prej pesë pozicionesh, duke kaluar nga vendi i 66-të në të 61-in. Ky progres erdhi pas një tetori shumë të suksesshëm për kuqezinjtë, që mposhtën Serbinë me rezultat 0-1 në Leskovc, në një sfidë të shumëpritur, dhe më pas fituan në një miqësore spektakolare 4-2 ndaj Jordanisë në Tiranë.

Ndërkohë, edhe Kosova ka shkëlqyer duke arritur rekordin më të lartë ndonjëherë në renditjen e FIFA-s. Dardanët janë ngjitur me 7 vende, duke kaluar nga vendi i 91-të në të 84-in. Ekipi i drejtuar nga Franco Foda barazoi 0-0 me Slloveninë në “Fadil Vokrri”, ndërsa më pas shkroi historinë duke mposhtur Suedinë në transfertë 0-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll