Sport

Aston Villa-Maccabi, UEFA kundër ndalimin e tifozëve të Tel Avivit në Birmingham!

Masa vjen mes tensioneve të larta, me protesta pro-Palestine, që shpesh shoqërojnë ndeshjet e ekipit izraelit.

17 Tetor 2025, 11:14 Nga DOSJA
Aston Villa-Maccabi, UEFA kundër ndalimin e tifozëve të Tel

ZVICER - UEFA ka kritikuar vendimin e Policisë së Midlands Perëndimore për të ndaluar tifozët izraelitë të Maccabi Tel Aviv të marrin pjesë në ndeshjen e Europa League kundër Aston Villa, e planifikuar për më 6 nëntor në Birmingham.

Ndeshja u klasifikua si "rrezik i lartë" nga grupi këshillimor i sigurisë (SAG) i këshillit të qytetit, i cili mohoi certifikatën e nevojshme të sigurisë për të mirëpritur tifozët mysafirë. Masa vjen mes tensioneve të larta, me protesta pro-Palestine që shpesh shoqërojnë ndeshjet e ekipit izraelit.

Vitin e kaluar, mbështetësit e Maccabi u sulmuan në Amsterdam në atë që u përshkrua si një "pogrom", dhe demonstrata të ngjashme kanë ndodhur edhe gjatë ndeshjeve të fundit të ekipit kombëtar izraelit.

UEFA shprehu kundërshtimin e saj ndaj vendimit të policisë lokale, i cili u kritikua gjithashtu nga kryeministri Keir Starmer, duke u bërë thirrje autoriteteve britanike të sigurojnë që tifozët të mund të marrin pjesë në ndeshje "në një mjedis të sigurt dhe mikpritës". 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 16 Tetor 2025, 18:30

Braziliani Raphinha në telashe…

SPANJE - Me pak më shumë se një javë deri në El Clásico në Bernabéu, Flick vazhdon të përcakto...