Politike

Deputeti Ndoja: Ne të listës së hapur s’vijmë me regji në Kuvend

Ndoja ka thënë se vetë nuk do t’i bjerë asnjëherë tavolinave dhe se nuk vjen me skenar me regji në parlament, pasi vjen nga lista e hapur.

16 Tetor 2025, 17:16 Nga I.A

Deputeti Ndoja: Ne të listës së hapur s’vijmë me regji

TIRANË- Deputeti i PD-së Arjan Ndoja i cili mandatin e mori nga lista e hapur, i cili mesa duket ka shfrytëzuar fjalimin e parë në Kuvend për të shigjetuar aksionet që përfundojnë me kaos të kolegëve të tij të PD. Një fjalim që kaloi pa u vënë re, për shkak të deklaratave që mbaheshin në oborrin e Kuvendit, Ndoja ka thënë se vetë nuk do t’i bjerë asnjëherë tavolinave dhe se nuk vjen me skenar me regji në parlament, pasi vjen nga lista e hapur.

”Jo vetëm unë, por edhe një pjesë e madhe e grupit parlamentar të PD, duan që të flasin dhe të kontribuojnë me mendimin e tyre kundër ose pro. Me qenë realist unë e di që është prishur godina e teatrit kombëtar, por shoh batuta, sjellje komike që këtij parlamenti nuk i shkojnë përshtat. Unë e quaj vend të shenjtë që i shërben qytetarëve. Kam dy çështje për të diskutuar që i përket zgjedhësve të mi. Po shpronësohen disa banesa. Banorët duan dëgjesë publike.

Problemi i dytë është për banorët e lagjes 17 në Durrës. Sa herë bie shi, për shkak të problemeve të kanalizimeve ata përmbyten. Është detyrim i qeverisjes vendore e qendrore për ndërhyrje të menjëhershme sepse atyre u sillen dëme të pariparueshme dhe akoma nuk kanë marrë kompensime.

Ju bëj thirrje edhe njëherë mua as nuk më keni parë, as nuk do zë më shihni duke i rënë tavolinave sepse nuk e kam atë edukatë, nuk e kam atë formim, por nga ana tjetër ju bëj thirrje edhe ty personalisht zoti Balla mos na etiketo të gjithë grupin parlamentar, se një pjesë e grupit që është pjesa më e madhe duan të zhvillohet seanca parlamentare dhe duan që të flasin. Nuk e meriton grupi parlamentar i PD aq më tepër që një pjesë prej nesh nuk janë as produkt i listave të mbyllura që të vijnë me kokën ulur këtu dhe të bëjnë veprime me regji”, tha Ndoja.

arjan ndoja

Sondazh

Poll