Aktualitet

Shtyrja e seancës për Metën, avokati Cakrani: Nuk u respektua procedura, ish-presidenti është në konflikt interesi me gjyqtaren

Sipas deklaratës së avokatit Kujtim Cakrani, seanca u shty për shkak të parregullsive procedurale. Avokati thekson më tej se Meta dhe gjyqtarja Saida Dollani janë në konflikt interesi, e sipas tij, kjo ishte dhe arsyeja që kërkuan shtyrjen e seancës pasi donte t'ia komunikonte ish-presidentit këtë fakt. 

17 Tetor 2025, 11:44 Nga M.L
Shtyrja e seancës për Metën, avokati Cakrani: Nuk u respektua
Avokati i Ilir Metës

TIRANA- Seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ku do të shqyrtohej kërkesa e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij, është shtyrë. Sipas deklaratës së avokatit Kujtim Cakrani, seanca u shty për shkak të parregullsive procedurale. Avokati thekson më tej se Meta dhe gjyqtarja Saida Dollani janë në konflikt interesi, e sipas tij, kjo ishte dhe arsyeja që kërkuan shtyrjen e seancës pasi donte t'ia komunikonte ish-presidentit këtë fakt. 

Cakrani: Nuk ishim njohur kush ishte gjyqtari i seancës, kërkova që të shtyhej seanca që t’i komunikoja presidentit të PL Ilir Meta emrin e gjyqtares Saida Dollani, pasi janë në konflikt interesi. Data e seancës së radhës është parashikuar data 23 tetor, datë që koicidon me seancën paraprake në datën 23 në orën 12:00./ Dosja.al

kujtim cakrani ilir meta

Sondazh

Poll